KD-viti

Shtrëngohen pompat

/ 1 minutë lexim
KD-gjilan

Administrata Tatimore e Kosovës ua ka gjetur qarën dallaveraxhinjve të naftës.

Kreu i ATK-së, Behxhet Haliti thotë se janë certifikuar dy pajisje të veçanta, përmes të cilave do të monitorohen litër për litër sasia e derivateve që shiten në pikat e karburanteve.

KD-gjilan

Sipas tij, operatorët e përzgjedhur për këtë punë tashmë kanë certifikuar dy pajisje nga laboratori që është i akredituar. Afati i fundit për pajisje me këtë mekanizëm është fillimi i vitit të ardhshëm, shkruan express.

Afati i fundit që pompat të pajisen me këtë aparaturë është 28 shkurti i vitit të ardhshëm.