Eko Higjiena

Shtohet presioni për taksën, LVV-ja e LDK-ja të pakoordinuara

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dy partitë në pushtet, LVV-ja e LDK-ja, po vazhdojnë të mos e kenë një qëndrim të përbashkët rreth çështjes së taksës. Derisa kryeministri Kurti ka thënë se s’duhet të ketë nguti për heqjen e taksës, nga LDK-ja kanë kërkuar që tarifa të hiqet sa më shpejt. Ky mosdakordim i partnerëve qeverisës rreth taksës dhe reciprocitetit sipas njohësve të çështjeve politike mund t’u kushtojë atyre me jetëshkurtësi të Qeverisë, shkruan gazeta “Zëri”.

Ndonëse janë pajtuar të bashkëqeverisin, dy partitë më të mëdha në Kosovë, LVV-ja dhe LDK-ja, ende nuk kanë një qëndrim të përbashkët rreth taksës 100%, të vendosur ndaj produkteve serbe para më shumë se një viti.

Eco Higjiena

Derisa kryeministri aktual Albin Kurti ka thënë se nuk do të ngutet për ta hequr taksën pa pasur fillimisht një elaborim nga Ministria e Ekonomisë rreth kësaj çështjeje, zëvendëskryeministri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka konsideruar se taksa duhet të hiqet sa më shpejt, pasi Kosova e ka kohën e limituar për proceset e mëdha.

Në anën tjetër, SHBA-ja po vazhdon ta kundërshtojnë idenë e Kurtit për reciprocitet ndonëse shefi i ekzekutivit po këmbëngul se një gjë e tillë është në përputhje me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ndërkohë njohësit e çështjeve politike e shohin problematik mosdakordimin mes dy partive në pushtet për çështjen e tarifës 100%.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.