Hidromorava

Shtohet numri i shoqërive të bletëve në Gjilan

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në komunën e Gjilanit, këtë vit, janë sjellur 300 shoqëri të reja bletësh. Prej tyre 150 shoqëri janë sjellur përmes një projekti të Komunës dhe Caritasit të Luxemburgut për fshatrat: Kishnapole, Gadish dhe dy Sllakocat dhe 150 të tjera tha Nazmi Rapuca.

Sipas Rapucës janë sjellur përmes një projekti të realizuar në bashkëpunim mes komunës, Caritasit të Luxemburgut, Departamentit Financiar “Lesna” dhe me participim të vet bletarëve. Për këto të fundit, janë kryer të gjitha procedurat e prokurimit. Fitues i tenderit është NTP “B L E T A” nga Prishtina-Fushë Kosova, me pronarë Sylë Zogianin.

Duhet falënderuar shumë, Zogianin, i cili ka pranuar që bletët të kalojnë fazën e dimërimit në bletoren e tij, dhe natyrisht, ai do të kujdeset për të gjitha kërkesat që kanë bletët gjatë dimërimit ( ushqimi, mbrojtja nga dëmtuesit, etj.). Pas kalimit të kësaj faze, diku në fillim të muajit maj 2013, do të bëhet edhe transferimi i bletëve te bletarët, përfitues të këtij projekti tha Rapuca.

Sipas tij Komuna e Gjilanit, është duke i kushtuar rëndësi shumë të madhe bletarisë, pasi, që bletaria paraqet një mundësi reale të zhvillimit ekonomik, gjegjësisht krijimit të vendeve të reja të punës. Nga hulumtimet tona, kemi konstatuar se 30 shoqëri të mira të bletëve, përbëjnë një vend pune të qëndrueshëm. Edhe interesimi i fermerëve për të investuar në bletari është i madh.

Fundamenti

Këtë vit, ne, i kemi mbështetur me shtëpiza të bletëve të gjithë bletarët e vegjël, të cilët nuk u përfshinë në skemën e subvencioneve që ndau Ministria e bujqësisë, për shkak të numrit të vogël të bletëve, që mbarshtonin, duhej të kishin minimum 30 shoqëri bletësh, për të përfituar subvencion për bletë tha Rapuca.

Regjioni i Anamoravës, ka resurse të konsiderueshme edhe për pesëfishimin e numrit aktual të shoqërive të bletëve. Kërkesat e tregut për mjaltë dhe produktet tjera të bletëve, po rriten me rritjen e vetëdijes për rëndësinë që kanë ato për ushqimin e njeriut. Produktet e bletës janë të pasura me vitamina e minerale, që i bëjnë ato të kenë rrolin më shumë se sa ushqimor; rol kurativ, terapeutik, dietal etj.

Mjalti dhe produktet tjera të bletës, do të duhej të ishin prezentë, më shumë, në tryezat tona tha Rapuca./rajonipres/