Fundamenti

Shtohet LDK-ja në Kamenicë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Jemi të bindur se me LDK-në në pushtet edhe në nivel qendror do të ecim shumë shpejt drejt Evropës dhe zhvillimit ekonomik ka thënë Shaip Surdulli në Topanicë.

Rreth 80 të rinj nga fshati Topanicë janë anëtarësuar të shtunën në LDK, në një takim të organizuar nga kjo nëndegë ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Degës së LDK-së dhe i Komunës Shaip Surdulli me bashkëpunëtor.

Kryetari Shaip Surdulli i’u drejtua të rinjve duke theksuar se kam kënaqësinë që shoh një numër kaq të madh të të rinjve që janë përcaktuar për t`iu bashkangjitur LDK-së, partisë të cilën e themeloi Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova . “Me mbështetjen dhe përkrahjen tuaj LDK-ja do të jetë edhe më e fort në të ardhmen. Ky aktivitet i sotshëm është vazhdimësi e aktiviteteve që ka filluar para disa ditëve ku tubime të ngjashme janë mbajt edhe në qytet ku janë anëtarësuar një numër i madh i të rinjve po ashtu edhe Nëndegën e Koretinit dhe do të vazhdon edhe në të gjitha Nëndegët e LDK-së” ka thënë Surdulli.

Fundamenti

Surdulli pastaj ka folur për sukseset e qeverisë komunale.” Ne si qeveri Komunale kemi realizuar shumë projekte infrastrukturore me interes për qytetarët e Komunës sonë si në Topanicë dhe në të gjitha lokalitetet e Komunës, po ashtu do të vazhdojmë të realizojmë edhe shumë projekte edhe në të ardhmen. Jemi të bindur se me LDK-në në pushtet edhe në nivel qendror do të ecim shumë shpejt drejt Evropës dhe zhvillimit ekonomik “ ka thënë ai.

Nënkryetari Nexhat Rexha ka thënë se Topanica ka simboliken e vet sepse LDK-ja është themeluar në Topanicë pastaj njihet si fshat i solidaritetit. “Pjesëmarrja e juaj tregon se Topanica po e ruan traditën dhe përkrahja e juaj është garancë dhe dëshmi se LDK-ja është gjithnjë e më e fuqishme”.

Ndërsa Kryetari i Nëndegës Rexhep Morina para të pranishmëve theksoi se interesimi i të rinjve për të ju bashkuar LDK-së është mjaft i madh dhe kjo falë qeverisjes së mirë të LDK-së dhe hapësirës që po i krijon LDK-ja rinisë”. Në fund anëtarëve të rinj të LDK-së i’u shpërndan librezat e anëtarësimit thuhet në njoftimin e Jeton Biqkajt./rajonipress/