Fundamenti

Shtohen ankesat e qytetarëve ndaj bankave

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ka shënuar rritje numri i qytetarëve të cilët ankohen ndaj bankave. Në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) mbi 300 qytetarë kanë drejtuar ankesat e tyre ndaj bankave komerciale, shkruan EkonomiaSot.

Ky institucion, përkatësisht Divizioni për Ankesa gjatë këtij viti ka pranuar mbi 700 ankesa, gjysma e këtyre ankesave ishin nga qytetarët të cilët patën ankesa për bankat në vend.

“Mbi 300 qytetarë nga data 1 janar – 29 tetor 2018, Divizioni i Ankesave në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, ka shqyrtuar 739 ankesa nga të cilat 355 kanë qenë ndaj bankave komerciale”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

KKVITI

Numri i ankesave të qytetarëve ka shënuar rritje, pasi qytetarët janë më të informuar mbi të drejtat e tyre thonë në BQK.

Qytetarët më së shumti janë ankuar për çështje të cilat lidhen me produktet kreditore.
E lidhur me këtë në BQK thonë se kanë marrë masa ndaj bankave, varësisht nga natyra e shkeljes që ato kanë bërë ndaj klientëve të tyre.

“Në funksion të zbatimit të Ligjit për Banka, IMF dhe IFJB si dhe rregulloreve bankare, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ndërmerr masa administrative ndëshkimore që mund të vjen edhe nga ankesat e klientëve apo edhe nga ekzaminimet e bëra në këto institucione. Në kontekst, janë marrë masa ndaj bankave, IMF-ve dhe IFJB-ve, varësisht nga natyra shkeljes, ndjeshmërisë, përsëritjes dhe dëmit që mund t’i jetë shkaktuar klientëve”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.