Eko Higjiena

Shtogu pastron organizmin

/ 2 minuta lexim

Shtogu (lat. Sambucus nigra) është bimë me aromë të veçantë dhe shumë shëruese. Të gjitha pjesët e saj, edhe rrënjët, edhe gjethet dhe fryti, ruajnë shëndetin dhe vitalitetin. Shija e saj është e hidhur dhe aromatike shkaku i përbërësve që posedon. Posedon vaj eterik, në të cilin gjenden rreth dyzet përbërës të rëndësishëm.

ÇAJI NGA SHTOGU

Çaji nga gjethet e shtogut ndikon në largimin e helmeve të grumbulluara nga organizmi përmes urinës, pastron organizmin, përmirëson cilësinë e gjakut dhe parandalon kapsllëkun. Në masë të madhe pastron mëlçinë, veshkat, mushkëritë, lukthin dhe zorrët. Çaji përgatitet në atë mënyrë duke përzier 7-8 gjethe të shtogut me ujë të vluar, e më pas zihet për 8 minuta në zjarr të lehtë. Mund t’ia shtoni edhe një lugë mjaltë. Çaji nga gjethet e shtogut ndikon edhe në shërimin e ftohjes, bronkitisit, kollës, gripit, infeksionit të mushkërive.

KKVITI

KUNDËR INFEKSIONEVE

Për infeksionin e syve dhe mukozës së hundëve te teshtitja sugjerohet përzierja e gjetheve të shtogut. 50 gramë të gjetheve gatuhen për tre minuta në 1 litër ujë, e më pas lihet të qëndrojë për 10 minuta. Sytë i pastroni me këtë përzierje disa herë brenda ditës.