RCCOLA

Shtiu me armë zjarri në ahengun familjar, hetohet nga policia

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Në fshatin Smirë, të Vitisë njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë takuar e shoqëruar të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

UBT

I dyshuari pasi ka pranuar se ka shtënë me armë zjarri, ka dorëzuar revolen e tipit HS, prodhim kroat dhe 4-fishekë cal-9×19 mm. Arma është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/