Mobi Casa

Shtinë me armë zjarri para restorantit- arrestohet

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në Magjistralen Gjilan – Ferizaj është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti para një restauranti ka shtënë me armë zjarri në ajër njoftoj policia e Kosovës.

Policia tha se në posedim tek i dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar arma Bereta me dy fishek dhe katër gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Mobi Casa

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/