Mobi Casa

Shtimi i numrit të aksidenteve, shqetësuese për Institucionet komunale dhe policinë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Kohët e fundit, në komunën e Vitisë janë shtuar rastet e aksidenteve në trafik. Sipas raportit të policisë, brenda muajve të fundit, kanë ndodhur 6 aksidente në këtë komunë që kanë rezultuar me 7 të vdekur, ndërkohë që numri i të lënduarve është tejet i madh.

Ky është një shqetësim edhe i qytetarëve, por edhe Institucioneve komunale. Me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka ftuar një takim me mekanizmat e sigurisë dhe drejtoritë komunale, që kanë të bëjnë me komunikacionin dhe shërbimet publike.

Në këtë takim të kryetarit Haliti me komandantin e policisë në Viti Afrim Halilin dhe drejtorin e Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi e atë të Inspektoratit Skender Ahmeti, u shqyrtuan mundësit e intervenimit në infrastrukturën rrugore me sinjalistikë që tërheq vëmendjen e ngasësve, apo edhe të rregullimit të ishujve rrugor, në disa udhëkryqe që konsiderohen me rrezik për këmbësorët dhe në përgjithësi qytetarët.

Uji Dea

Si vende që u identifikuan me rrezikshmëri më të lartë ishin udhëkryqet: në rrugën për Beguncë, udhëkryqi tek rruga për Pozheran, pastaj udhëkryqi tek pompa e derivateve Alidemaj në Viti, udhëkryqi në Ramnishtë, si dhe udhëkryqi i rrugës Remnik-Nasal.

Ata u pajtuan që të merren masa sa më shpejtë në këto vende, por edhe vende të tjera që konsiderohen si të rrezikshme, e të cilat do ti paraqesë kryetari Haliti në instanca më të larta.

Po ashtu, u shqyrtuan edhe mundësit për vendosjen e barrierave nëpër disa zona që mund të ndikojnë në ngadalësimin e shpejtësisë, sidomos në vendbanime apo afër institucioneve shkollore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.