Fundamenti

Shtim alarmant i numrit të azilkërkuesve në Gjermani

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjatë korrikut kanë kërkuar azil mbi 9500 veta, që është për 112 për qind më shumë se në korrikun e një viti më parë. Kosovarët janë të dhjetët në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve.

Numri i personave që kanë kërkuar azil në Gjermani ka shënuar një rritje alarmante gjatë muajit korrik.

Në atë muaj janë paraqitur me kërkesë azili 9516 veta që është për 112 për qind më tepër se në muajin e njëjtë të një viti më parë, bëjnë të ditur autoritetet gjermane, dhe transmeton gazeta “Augsburger Allgemeinen” e të mërkurës.

Ministri federal i punëve të brendshme Hans-Peter Friedrich i ka quajtur “alarmante” shifrat e përmendura dhe ka paralajmëruar se “këtë vit do të arrihet numri prej 100 mijë kërkesash të azilit në Gjermani, albinfo.ch.

Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2013 Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë e Gjermanisë ka regjistruar gjithsej 43016 kërkesa azili. Dhe kjo ishte për 86.5 për qind më shumë se në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2012.

UBT

Më së shumti azilkërkues vijnë nga regjioni i Çeçenisë, në Rusi, e në vendin e dytë janë azilkërkuesit nga Siria. Të tretët në radhë janë ata që vijnë nga Afganistani dhe në vendin e katërt azilkërkuesit nga Serbia.

Ndërkaq, në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve që aktualisht ndodhen në Gjermani, në vendin e parë janë shtetasit e Serbisë, gjithsej 8447 persona, të pasuar nga ata të Afganistanit, 7498. Shtetasit e Kosovës janë në vendin e dhjetë ose gjithsej 1906 persona ndërsa ata të Maqedonisüe, në të pestin, me 4546.

Kuotën prej 100 mijë azilkërkuesish Gjermania e kishte arritur së fundi në vitin 1999. Ndërsa në vitin 1995 në Gjermani ishin regjistruar 160 mijë kërkesa për azil.

Gjermania pranon më së shumti kërkesa azili në krahasim me vendet tjera të BE-së. Ndërsa nga të gjithë azilkërkuesit vetëm rreth 15 për qind e fitojnë azilin, njoftojnë mediet gjermane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.