Fidanishtja

Shtije disa herë në drejtim të ish gruas

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Një serb nga fshati Domoroc i Ranillugut nën ndikimin e alkoolit ka shtënë me armë automatike disa herë në drejtim të ish gruas së tij. Policia ende nuk ka arritur ta prangos të dyshuarin tha Ismet Hashani.

Policia në stacionin policor të Ranillugut përmes telefonit ka pranuar një informatë për të shtëna me armë në fshatin Domoroc. Patrulla e policisë menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se . B. B. serb shtetas i Kosovës me banim të përhershëm në fshatin Domoroc i cili ishte nën ndikim të alkoolit me armë automatike ka shtënë disa herë tek shtëpia e ish gruas së tij, duke thirrur gruan e tij me të cilën nuk jetojnë bashkë qe një kohë të dal jashtë, ndërsa ajo ishte mbyllur në shtëpi dhe nuk kishte guxuar të dal tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan.

Hashani tha se në vendin e ngjarjes patrulla ka gjetur tri (3)gëzhoja ku dyshohet të jen të armës automatike. Në lidhje me këtë rast nuk ka pasur të lënduar e as dëme materiale.

Uji Dea

Në vendin e ngjarjes ka ardhur Krim Teknika Regjionale së bashku së bashku edhe me hetimet Rajonale.

Personi i dyshimtë i njohur për policin nuk është takuar dhe është në kërkim të policisë.

Ne lidhje me rastin është kontaktuar prokurori ku sipas tij rasti klasifikohet si “Tentim Vrasje” dhe i dedikohet njësisë së Hetimeve Regjionale tha Hashani./rajonipress/