UBT

Shtetin nuk e shkapin ata që e thelluan kapjen

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deklarata e kryeministrit të vendit që e bëri ditë më parë me postimin në “Facebook”, përmes të cilës ai u drejtohet për ndihmë qytetarëve të vendit tonë për shkapje shteti, nga njohësit e kësaj fushe është vlerësuar të jetë një prononcim mjaft kontrovers dhe tejet paradoksal. Sipas analistëve dhe opozitës, në asnjë mënyrë kryeministri i vendit, Isa Mustafa, nuk mund të bëjë shkapjen e shtetit, sepse, sipas analistëve, vetë LDK-ja dhe lideri i saj janë bërë pjesë e interesit dhe mafiozitetit.

Sipas analistëve, thuhet se kontribut për degradimin dhe shpërfilljen e shtetit ka dhënë edhe kryeministri Isa Mustafa. Analisti politik, Blerim Burjani tha për “Kosova Sot”, se Isa Mustafa në asnjë mënyrë nuk mund ta bëjë shkapjen e shtetit, sepse edhe LDK-ja është bërë pjesë e interesave. Burjani thotë se,”edhe LDK-ja ka qenë e përfshirë gjithashtu në punësimet partiake jo vetëm derisa ishte në pushtet në Komunën e Prishtinës”.

FIDANISHTJA

Punësimet abuzive

Sipas Burjanit, LDK-ja ka bërë edhe punësime nëpër ambasadat tona, duke dërguar njerëz pa profil adekuat edhe kjo quhet keqpërdorim i pushtetit, punësim pa kurrfarë kriteresh dhe profesion adekuat, duke shfrytëzuar pushtetin për punësim nëpër ambasadat e Kosovës. “Dihet që janë dy ambasadorë, që janë dërguar nga radhët e LDK-së pa plotësuar asnjë kusht dhe as kriter, ndonëse PDK-ja prin larg me punësimet partiake, pastaj vjen LDK-ja”, tha ai. Burjani thotë se kur të flasë Isa Mustafa për shkapje të shtetit, duhet ta kujtojë Komunën e Prishtinës si dhe punësimet nga radhët e LDK- së me dy ambasadorë. Analisti Burjani porositi që Isa Mustafa le të bëjë fillimisht revokimin e punësimit në cilësinë e ambasadorit jashtë shtetit e më pastaj le të flasë për kapje apo edhe shkapje të shtetit. Sipas Burjanit, institucionet e Komunës së Prishtinës kanë qenë të stërmbushura me militantë që vinin të gjithë të punësuarit nga treva e Llapit e Gollakut./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.