Fundamenti

Shteti s’rimburson bizneset në harxhimet për fiskalizim

/ 1 minutë lexim

Një numër i madh biznesesh që janë pajisur me arkat fiskale s’pritet të kenë rimbursim harxhimesh.

Një lajm të tillë e ka dhënë numri një i Ministrisë së Financave, Besim Beqaj, disa ditë pas marrëveshjes së arritur me Shoqatën e Naftëtarëve për hapjen e tregut për kompanitë që shesin arka fiskale.

Beqaj i ka thënë KTV-së se të gjitha kompanitë e shitjes së derivateve kanë hapësirë për t’u pajisur me arkat deri në licencim të kompanive të tjera të shitjes së tyre.

Uji Dea

Ai ka theksuar se pas pajisjes me arkat fiskale, naftëtarët i pret edhe faza e dytë, ajo e pajisjes së fiskalizimit të rezervuarëve, që njihet ndryshe si vendosja e sondave.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, thotë se me këtë marrëveshje është arritur që në një afat të shkurtër kohor të ndryshohet situata me çmimet e këtyre pajisjeve.

E, Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se numri i gjobave të shqiptuara kompanive të shitjes së derivateve që nuk janë pajisur me arkat fiskale është 118.