Mobi Casa

Shteti shpenzoi 486 milionë euro për pagat e punëtorëve në sektorin publik vetëm deri në tetor

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjithsej 486 milionë euro kanë shkuar nëpër llogaritë e të gjithë punonjësve në sektorin publik si paga dhe mëditje nga buxheti i shtetit, vetëm nga janari deri në tetor të këtij viti.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin për “Llogaritë qeveritare për tremujorin e tretë të këtij viti”, në të cilin ka shpalosur shifra për të hyrat dhe për të gjitha shpenzimet e Qeverisë nëpër tremujorë, duke bërë krahasime edhe me vitet paraprake.

Kështu, të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2021 ishin në shifrën e 673.9 milionë eurove, krahasuar me të hyrat në TM3 2020 që ishin në vlerë të 512.6 milionë eurove, përcjell Buletini Ekonomik.

Pjesën më të madhe të të hyrave qeveritare e përbëjnë tatimet në produkte që shënuan një vlerë prej 485 milionë euro, apo 72,0% të totalit të të hyrave, ku bën pjesë edhe taksa e TVSH-së me 282,5 milionë euro dhe tatimi në dogana në vlerë të 190,5 milionë euro, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera si: tatimi në të ardhura 82.3, tatimi në prodhim 12.2, tatimi nga prona me 14.5, pagesat për prodhimet jo-tregtare (shitjet) me 28,6 milionë euro, etj.

Eco Higjiena

Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme të Qeverisë në tremujorin e tretë 2021, ishin në vlerën e 526.9 milionë eurove, krahasuar me vitin e kaluar ku ishin 579.8 milionë euro.

Prej shpenzimeve, pjesën më të madhe e përbëjnë kompensimi i punëtorëve në ghithë sektorin publik, që në tremujorin e tretë 2021 ishte në vlerën e 154,4 milionë eurove, në tremujorin e dytë 2021 ishte 162,3 milionë euro, kurse në tremujorin e parë të 2021 ishte 169,8 milionë. Në total këto shpenzime gjatë vitit 2021, deri në tetor, llogariten në vlerën e 486.5 milionë eurove.

Pas kompnesimit dhe pagave të punëtorëve që përbënin 29.3% të të gjitha shpenzimeve, kontributet sociale dhe përfitimet merrnin pjesë me 25.6% të totalit të shpenzimeve, konsumi i ndërmjetëm me 13.5% dhe formimi i kapitalit bruto me 13.1%.

Ndërkaq, sa i përket sektorëve qeveritar ku të hyrat qeveritare u shpenzuan më së shumti, ishin në sektorin mbrojtja sociale me 25,3%, shërbime të përgjithshme me 15,6%, çështjet ekonomike me 14,7%, arsimi me 14,0%, shëndetësia 12,8%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në sektorët e tjerë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.