Uji Dea

Shteti po rrënohet nga politikanët mbi ligjin e Kushtetutën

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Liderët nuk i japin ‘pesë pare’ për prishjen e imazhit të vendit. Dibrani: Politika të pastrohet nga kriminelët, oligarkët e ngarkuar me korrupsion dhe ata që hetohen

“Zgjidhja më e mirë, para se të shkohet në zgjedhje, do të ishte caktimi i një Qeverie teknike, me personalitete të reja jashtë këtyre subjekteve aktuale, për të arritur konsensus politik për Ligjin mbi dekriminalizimin, nxjerrjen e Ligjit të ri zgjedhor (për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli). Po ashtu, duhet të bëhet depolitizimi i tërësishëm i sistemit të drejtësisë, administratës publike e shtetërore, përfundimin e punëve për funksionalizimin e Gjykatës Speciale, nxjerrjen e Ligjit antimafi, që të bëhet i mundur paraprakisht pastrimi i listave zgjedhore nga personat e inkriminuar në krime, korrupsion ekonomik dhe financiar”, shprehet analisti Florim Zeqa

I vetmi shpëtim dhe dalje nga ky rreth vicioz, që është futur pozita dhe opozita, është që me organizim të presidentes së shtetit të ulen për të biseduar aktorët kryesorë politikë. Kjo krizë po e rrënon gjithë Kosovën, po e dëmton imazhin e vendit e më kryesorja është se po e shkatërron ekonomikisht. Zgjidhja më e mirë do të ishte që politika të ulej bashkërisht, ku do të behej plani për zgjedhje të reja përmes një Qeverie të re teknike dhe të viheshin konturat se çfarë shteti duan kosovarët. Përpara se të shkohej në zgjedhje, me propozim të Qeverisë teknike, me konsensus mund të arrihej që të bëhej ligji i dekriminalizimit, Ligji i ri zgjedhor dhe depolitizimi i sistemit të drejtësisë dhe gjithë sistemit te administratës publike e shtetërore, përfundimin e punëve me Gjykatën Speciale, bërjen e Ligjit antimafi, në mënyrë që në zgjedhje të kemi figura më të pastra konkurrente, vetëm kështu shteti jonë do të ecte përpara. Mirëpo, duket se politikanëve diçka u pengon të gjejnë gjuhën e përbashkët për të dalë nga kjo krizë.

Publicisti Florim Zeqa thotë për gazetën “Kosova Sot” se kriza e thellë politike, në të cilën është futur vendi, është produkt i shumë faktorëve. “Në radhë të parë i keqqeverisjes 8-vjeçare, kapjes së shtetit nga mafia politike e vendit dhe nga mos efikasiteti i bashkësisë ndërkombëtare në vënien e rendit ligjor në vendin tonë, edhe përkundër ndikimit të fuqishëm politik që kanë mbi institucionet tona. Kur e them këtë e kam parasysh faktin, se te ne, më i fuqishëm në vendimmarrje është secili ambasador i vendeve të fuqishme evropiane, të mos flasim për ndikimin ekstrem të Ambasadës amerikane se sa çdo institucion i yni shtetëror”, thotë ai.

Hidromorava

Dibrani: Krizën e ka krijuar vetë elita politike

Zeqa thotë se nuk janë marrëveshjet e Brukselit ato që kanë bllokuar shtetin, por inatet personale, gjë që po reflektohen. “Ajo që i pengon politikanët tanë, respektivisht liderët e partive politike për t’u ulur së bashku në dialog për gjetjen e zgjidhjes më të mirë për vendin, nuk janë marrëveshjet e Brukselit, as Demarkacioni me Malin e Zi, por janë inatet personale nga koha e shpërbërjes së VLAN-it dhe ambiciet personale për pushtet. Mbase, zgjidhja më e mirë para se të shkohet në zgjedhje, do të ishte caktimi i një Qeverie teknike, me personalitete të reja jashtë këtyre subjekteve aktuale, për të arritur konsensus politik për Ligjin mbi dekriminalizimin, nxjerrjen e Ligjit të ri zgjedhor (për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli).

Po ashtu duhet të bëhet depolitizimi i tërësishëm i sistemit të drejtësisë, administratës publike e shtetërore, përfundimin e punëve për funksionalizimin e Gjykatës Speciale, nxjerrjen e Ligjit antimafi që të bëhet i mundur paraprakisht pastrimi i listave zgjedhore nga personat e inkriminuar në krime, korrupsion ekonomik dhe financiar, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme, para elektoratit të paraqiten figura sa më të pastra, me programe të qarta dhe të realizueshme zhvillimore, në një konkurrencë fer dhe demokratike”, u shpreh ai për “Kosova Sot”.

Ndërkaq, për analistin Shefqet Dibrani krizën politike e ka krijuar vetë elita politike, veçmas PDK-ja, e cila, sipas tij, në prapavijë është skenaristja e proceseve. “Personi më përgjegjës për këtë gjendje është Isa Mustafa, i cili njihet për tradhti dhe mosmbajtje të fjalës, si dhe për mosrealizimin e premtimeve./kosova sot/