Shteti partiak

/ 1 minutë lexim

Isa Mustafa po ndjek të njëjtën politikë të kapjes së shtetit sikurse Hashim Thaçi. Sa ishte në opozitë ai kritikonte partnerin aktual të koalicionit, PDK-në, për nepotizëm, emërime politike nëpër ndërmarrje e agjenci të pavarura dhe partizim të shtetit.

Tash kur ka marrë drejtimin e Qeverisë, Mustafa po e shtrinë ndikimin qeveritar edhe në institucionet që janë të thirrura të veprojnë të pavarura, duke shpërfillur madje edhe sugjerimet e Raportit të Progresit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pak ditë pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian, i cili kërkonte shmangien e ndikimeve politike në gjyqësor dhe agjenci të pavarura, Qeveria ka ndërmarrë një veprim që shpreh hapur synimin për të trashur ndikimin në institucionin që ka për detyrë mbrojtjen e Kushtetutës së vendit.

RCCOLA

I ka dërguar Kuvendit emrin e një kandidateje të LDK-së për deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare, për postin e gjyqtares në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi e ka votuar Selvete Gërxhaliu-Krasniqin..

http://koha.net/?id=27&l=87571