Hidromorava

Shteti pa ushtri

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Parada e 17 shkurtit 2014 nuk do të mbetet e fundit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ashtu siç kishte paralajmëruar ish-kryeministri Hashim Thaçi, një vit më parë.

Edhe ditëlindja e shtatë e gjen Kosovën pa ushtri, madje, sipas parashikimeve, transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës nuk do të bëhet shpejt, të paktën jo pa thënë Lista ‘Spraska’, shkruan “Zëri”.

Mobi Casa

Dështimi në krijimin e ushtrisë së Kosovës bie mbi institucionet e Kosovës, respektivisht mbi deputetët e legjislaturës së kaluar, të cilët nuk arritën që t’i bëjnë ndryshimet kushtetuese, duke shtyrë për kohë të pacaktuar formimin e ushtrisë së Kosovës. /Zëri/