ARKATANA

Shteti në kolaps

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Situata politike në vend nuk ka lënë pa prekur edhe bërthamën e shtetit, administratën publike e cila nuk po arrin t’i kryejë detyrat e saja. Administrata që në secilin raport të progresit është vlerësuar si tejet e madhe dhe e politizuar, këto ditë po e vuan edhe krizën politike.

Mungesa e reformës së shumëkërkuar dhe kriza politike sipas sekretarit të përgjithshëm në Ministrin e Administratës Publike, Fitim Sadiku, po menaxhohen.

Uji Dea

Sipas tij tërë procesi zgjedhor dhe situata politike në vend nuk ka ndikuar në kryerjen e aktiviteteve dhe punëve të parapara. “Gjithçka është duke shkuar sipas planit të punës të Qeverisë dhe ministrive për vitin 2014, të gjitha aktivitetet e parapara janë duke u realizuar, pra nuk ka ndonjë ngecje. Zgjedhjet dhe procesi zgjedhor aspak nuk ka ndikuar në punën e institucione e në këtë rast e as në Ministrin e Administratës Publike”, ka thënë Sadiku…(Tribuna).