Uji Dea

Shteti mbështet të akuzuarit e Gjykatës Speciale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

​Të akuzuarit potencialë në Gjykatën Speciale për Krime Lufte, të paktën mund të flenë rehat sa i përket shpenzimeve për mbrojtjen e tyre.Për këtë çështje do të përkujdeset shteti ndërsa Qeveria e Kosovës edhe zyrtarisht ka ndërmarrë nismë që këtë proces ta mbështesë me ligj.

Në mbledhjen e së premtes kabineti qeveritar ka miratuar dhe proceduar dokumentin në fjalë, derisa ai u jep të drejtë të gjithë të akuzuarve që të bëjnë kërkesë për mjetet financiare, pa precizuar shumën e tyre.

Mobi Casa

Gazeta Tribuna posedon një kopje të ligjit. Në të nuk jepen shumë detaje për format dhe mënyrat e pagesës, por sqarohet se këto veprime duhet të ndërmerren me akte nënligjore dhe vendimet të veçanta të Qeverisë. Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, derisa ka prezantuar ligjin, ka sqaruar se ky dokument do ta lehtësojë rregullimin e mbrojtjes nga shteti për të akuzuarit.

“Duhet të jetë një kompensim për vizitat e familjareve të tyre, po ashtu duhet të jetë një kompensim për personat që shpallen të pafajshëm për kohën e qëndrimit. Pastaj me një udhëzim administrativ do të rregullohet mënyra e financimit dhe menaxhimit nga Qeveria e Kosovës dhe të mbikëqyret nga komisioni parlamentar për shpenzimet publike”, ka thënë Kuçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.