Fundamenti

Shteti i vogël i qeverisë së madhe

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Për më shumë se tri vjet, Qeveria Thaçi 2, ka qenë në thumb të kritikave për rritjen e numrit të ministrive dhe emërimin një stafi të madh zv/ministrash. Të zëshëm në akuza kanë qenë edhe përfaqësuesit politikë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, zërat e tyre janë shterur që nga momenti kur është vendosur që lideri i partisë tyre, Isa Mustafa, do të jetë shef i ekzekutivit.

Ky i fundit, si njohës i ekonomisë, jo vetëm që nuk ka insistuar ta zvogëlojë numrin e resorëve qeveritarë, por ka pranuar që kabinetit të tij t’i shtohen edhe dy ministra pa portofol. E numri i madh i ministrive që ka qenë në mandatin e kaluar, sipas institutit GAP, përveç kostos së lartë ka ndikuar negativisht edhe në performancën dhe efikasitetin e punës së Qeverisë në tërësi dhe ministrive veç e veç.

Mobi Casa

Sipas këtij instituti, kjo ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në mungesën e qartësisë së kompetencave dhe përgjegjësive. “Si pasojë e kësaj, ka pasur raste edhe të përplasjeve për kompetencë apo ka munguar një përgjegjësi e qartë e ministrive për të adresuar në mënyrë adekuate problemet në fushat që ka mbuluar”, thuhet në një raport të mëhershëm…(Tribuna).