Shteti i mbetur Sui Generis

Kosovës shtetësia jo vetëm që i kontestohet jashtë, por edhe brenda vetes. Gjashtë vjet pas pavarësisë, kushtetutshmëria nuk është e shtrirë akoma në një pjesë të territorit, ndërkaq lejohen të veprojnë ende grupe të armatosura e paramilitare të Serbisë.
Në kundërshtim me Kushtetutën e ligjet, në Kosovë vazhdon të ketë dualitet në sektorët kryesorë, duke i përfshirë gjyqësinë, arsimin, shëndetësinë dhe ka tendenca që, pos qeverisë, të ketë edhe një mekanizëm qendror ekzekutiv për serbët, shkruan Koha Ditore.
Në anën tjetër, Kosova vazhdon të jetë kampion në Evropë për kah shkalla e papunësisë, varfërisë, korrupsionit e krimit të organizuar.