RCCOLA

Shteti i Kosovës nuk më mbështeti në Hagë

/ 3 minuta lexim

Për Ramush Haradinajn është organizuar një emision special në RTK. Ai ka folur për luftën, pas saj për integrimin evropian, dialogun me Serbinë, koalicionin e mundshëm dhe si është sjellë shteti i Kosovës me të derisa ai ka qenë në Hagë.

Për dialogun ka thënë: “Mendimi im është që me kontribuar çfarëdo që mundemi për dialogun. Kjo temë besoj se ka me pas rezultat pozitiv. Ata që e kondërshtojnë dhe nuk janë pjesë mos të ankohen më pas” ka thënë ai.

Ai i ka bërë thirrje gjithë spektrit politik që të kontribuojnë në dialog.Haradinaj është ankuar prapë për kujdesin e shtetit ndaj tij. “Unë nuk kam pasur shtet prapa në tribunal. Bileta e aeroplanit nuk është paguar prej shtetit. Unë e kam pranu avionin vetëm pasi jam liruar prej të gjitha akuzave” ka thënë Haradinaj.

Në fillim ka folur për luftën. “Unë kam qenë kritik çdo herë, lufta jonë ka qenë një përpjekje e njerëzve të zakonshëm për t’i bërë rezistencë një aparati shumë të rrezikshëm. Mendoj se e kemi kaluar me kujdes atë punë. Lufta nuk është e lehtë. Asnjë nuk kemi qenë të përgatitur, por motivi ka qenë shumë i fortë” ka thënë Haradinaj.

Fundamenti

Ai ka përmendur edhe familjarët e tij të vrarë. “Aktakuza për mua ka qenë shumë interesante. Unë vetë kam të vrarë të familjes sime. Por ne nuk kemi raste që na turpërojnë si Kosovë”.

Një gjykatës tha për mua jo vetëm që nuk ka bërë këtë, këtë, këtë por edhe ka bërë këtë, këtë për mirë.
Ndërkaq për veriun, pa e mbështetur me ndonjë fakt se përse, ka thënë se është optimist për atë pjesë të vendit.“Unë iu them atyre që përdorin fjalë si ‘u shit veriu’ të mos flasin ashtu se po krijojnë klimë për atë” ka thënë Haradinaj

Ai ka folur edhe për Bashkimin Europian. “Nuk duhet të vonohemi. Nuk e kemi luksin sot të mendojmë se gjithçka realizohet mes nesh. Është njëfarë ideali edhe me i taku BE-së sepse na lidhë edhe gjeografia. Dua ta jap ndihmën time për një vision evropian”

Ai e ka cituar vetën duke thënë: “Në qoftë se ne nuk aftësohemi me ecë para sfidave do të mbesim prapa”.
Për bashkësinë ndërkombëtare ka thënë se meqë qëllimi është BE-ja, mençuria jonë duhet me qenë përtej tyre./Indeksonline/