Shteti i haraçit

Selatin Balkan, të cilit vitin e kaluar i kërkuan 300 mijë euro haraç për të filluar biznesin në Pejë, nuk është viktima e vetme e kësaj dukurie në Kosovë.
Si ai janë dhjetëra biznesmenë të tjerë që detyrohen të paguajnë shuma edhe më të mëdha për të zhvilluar afarizëm në vend. Këtë fakt e thonë edhe institucionet e sigurisë. Polica e Kosovës dhe EULEX-i.
Madje Misioni Evropian për Rend dhe Ligj është duke i hetuar 13 raste të tilla. Kurse në Policinë e Kosovës tregojnë se janë paraqitur 34 ankesa vetëm për gjashtë muaj.
E derisa haraçi konfirmohet dhe thuhet që po merr përmasa shqetësuese institucionet e thirrura t’i përfaqësojnë bizneset nuk kanë fare ide për këtë punë.
Në Odën Ekonomike të Kosovës dhe në Aleancën Kosovare të Biznesit thonë se për haraçin kanë dëgjuar vetëm kafeneve dhe kuluareve. Ata madje tregojnë se në institucionet e tyre nuk është paraqitur asnjë rast për haraç apo detyrim…(Tribuna).