Shteti flet në emër të privatëve!

Punëtorët e kompanisë ilegale serbe “JP Elektrokosmet” shumë shpejt mund të rehatohen në një kompani të Kosovës. Ata madje me “urdhër” te Qeverisë së Kosovës pritet që të marrin paga nga kompani private KEDS.
Krejt kjo do të ndodhë brenda tre muajve, në bazë të marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq.
Fillimisht do të themelohet një kompani e re për energjinë që do të operojë vetëm në katër komunat e veriut të Kosovës. “Menjëherë pas themelimit të kësaj kompanie të re, ajo do të hyjë në diskutime me KEDS-in dhe KOSTT-in mbi të gjitha çështjet e tjera me interes të ndërsjellë, duke përfshirë edhe sigurimin e qasjes së palës së tretë… (Tribuna).