Eko Higjiena

Shtetet me ryshfetin më të madh në botë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Organizata Botërore e Ekonomisë ka publikuar listën e renditjes të 144 shteteve të botës në të cilat bëhen më shumë pagesa jo ligjore dhe jepet ryshfeti më i madh.

Sipas njoftimit të ISNA, në listën e publikuar në këtë fushë nga Organizata Botërore e Ekonomisë, shteti i Zelandës së Re duke u vendosur në krye të kësaj liste, gëzon pozitën më të mirë sa i përket pagesave ilegale dhe ryshfetit.

Fundamenti

Finlanda dhe Singapori gjenden në vendin e dytë dhe të tretë. Shtetet si Danimarka, Islanda, Emiratet e Bashkuara Arabe, Luksemburgu, Norvegjia, Katari dhe Suedia sipas radhës mbajnë pozitat prej të katërtës deri të dhjetën.

Në fund të kësaj liste gjenden shtetet si Bangladeshi, Bolivia, Guineja, Çadi, Burundi, Mali, Jemeni, Kirgizistani, Benini dhe Algjeria.