RCCOLA

Shtetet e BE-së do të vendosin për buxhetin e Speciales

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Bashkimi Evropian dhe institucionet e Kosovës ende nuk e kanë përcaktuar koston financiare dhe mjetet që do të ndahen për funksionalizmin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ashtu siç parashihet me Ligjin e miratuar në Kuvendin e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë kanë thënë se ende nuk janë vendosur detajet financiare dhe buxheti që do të alokohet për Gjykatën Speciale.

“Detajet financiare të projektit varen gjithashtu prej finalizimit të bisedimeve që po vazhdojnë lidhur me aspektet praktike të dhomave speciale”, kanë thënë nga zyra e përfaqësuesit special të BE-së.

Mobi Casa

“Për më tepër vazhdon të mbetet parakusht i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që përfundimisht të vendosin për buxhetin e përgjithshëm. Prandaj nuk është e mundshme që të ndërmerret ndonjë vendim paraprak”.

http://koha.net/?id=27&l=69663