Uji Dea

Shtetet e bashkuara të Kosovës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Demir Krasniqi

Kem kalua shumë kohë të vështira –
Herë Teuta, herë Ilira !…
Herë dardanë, herë shqiptarë –
Tash kem kombin Kosovarë !

Dikur ishim toskë e gegë –
Sikur lisi me dy degë !
Tash jem bë lis me shumë rrema –
Rrojmë n’ mashtrime e me rrena !

Dikur kishim një gjuhë letrare –
Tash kem gjuhën kosovare !
Çdo krahinë është shtet në vete –
Me kryetar e kryeqytete !

Shumë luftuam forcat armike –
Për jetësim t’ Shqipërisë etnike !
Tash po i rrimë karshi Evropës –
Shtetet e bashkuara të Kosovës !

Republika jonë e Llapit –
Burra t’ fisit , burra t’ llafit !
Kryeqytet ka Besianën –
Djemtë e sajë e dëgjojnë nanën !

Republika e Gollakut –
Burra t’ pushkës e t’ konakut !
Kryeqytet e ka Marecin –
Mysafirët shumë mirë i presin !

Republika e Anamoravës –
Mirë ia din rendin bakllavës !
Kryeqytet e ka Gjilanin –
Që prodhon dhe shet duhanin !

Republika e Karadakut –
Ka pasë burra të bajrakut !
Kryeqytet e ka Seferin –
Që mbron vendin edhe nderin !

Republika e Kaçanikut –
Është bedeni i armikut !
Kryeqytet Hani i Elezit –
Bënë çimento n’ grykë t’ Lepencit !
Republika e Tasjanit –
Pritje t’ mirë i banë jaranit !
Kryeqytet ka Ferizajin –
Prodhon vajin e shtron çajin !…

Republika e Kosovës –
Siguron bukën e gojës !
Kryeqytet ka Fushë Kosovën –
Me bukë mbushë hambarët, sofrën !…

Republika e Shalës s’ Bajgores –
Nuk i trembet shiut, as borës !
Kryeqytet ka Boletinin –
S’e njeh sllavin , as latinin !…

Republika e Mitrovicës –
Në mes Ibrit dhe Sitnicës !
Kryeqytete i ka dy prore –
Veriore dhe Jugore !

Republika e Drenicës s’ Kuqe –
Asnjë luftë nuk e qon huqe !
Kryeqytet ka Skenderajin –
Për vetëmbrojtje e ngritë sarajin !

Republika e Drenicës s’ Pashës –
Shpesh luftoi me kasapë t’ shpatës !
Kryeqytet ka Komoranin –
Që nderon mikun , jaranin !…

ARKATANA

Republika e Podgorit –
Ruan traditat e malësorit !
Kryeqytet e ka Istogun –
N’ kulla t’ gurit e ruan logun !…

Republika e Dukagjinit –
Shtrihet kudo lugut t’ Drinit !
Kryeqytet i saj është Peja –
Plot burime e ide t’ reja !…

Republika e Rugovës –
Ka shikimin drejt Kosovës !
Kryeqytet i sajë Kuqishta –
Këndon vargje nga Gjergj Fishta !

Republika e Erenikut –
Prej Gllogjanit e Junikut !
Kryeqytet e ka Gjakovën –
Këngëtarët ia këndojnë sofrën !

Republika e Hasit t’ thatë –
Për furrtarë ia kanë zanat !
Kryeqytet i saj është Zymi –
Nuk e tremb flaka, as tymi !…

Republika e Podrimës –
Asnjëherë nuk i ikë ndihmës !
Kryeqytet ka Rahovecin –
Prodhon rrushin, prodhon specin !

Republika e Lumbardhit –
Buzë Kalaje, rrëzës Sharit !
Kryeqytet e ka Prizrenin –
Ia din rendin dhe dyzenin !

N’ Sharr është Republika e Gores –
Me zanate e punë të dorës !
Kryeqytet e ka Dragashin –
Prodhon qumështin, punon djathin !…

Dikur moti bënim be –
Do të vdesim ku kem le !
Kem një komb, kem një atdhe,
Kem një gjuhë e kem një fe !

Kem një himn e një flamur ,
Kem një shtet të fortë si gurë !
Të bashkuar jem unik –
S’ ka ç’ na banë asnjë armik !

Atëherë ishim popull i shkretë –
Tash jem bë mëhallë e shtet !
Atëherë rronim n’ terr të zi –
Tash jem bë shpi e parti !

Atëherë rronim n’ dhunë e n’ tmerr –
Tash jem bë shpi e lider !
N’ çdo krahinë nga një atdhe –
Kem shumë gjuhë e kem shumë fe !…

Gjilan, më 16.05.2017.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.