Shtetasi nga Serbia kapet me substancë narkotike në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”
Gjilan – Në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që gjatë kontrollit në automjetin tij i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 92.07 gram.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


