Shtetasi nga Maqedonia prangoset dhe dërgohet në burg, për ngacmim seksual
RajoniPress10:13, 22 Nëntor, 2021 | 5 vjet më parë
/ 1 minutë lexim
Gjilan – Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që ditë më parë përmes rrjetit social ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/