Fundamenti

Shtetasi nga Gjermania prangoset, voziste pa targa motoçikletën dhe ka bërë aksident duke lënduar pasagjerin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në rrugën “Hasan Tasini” në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Gjermanisë për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën pa targa kishte humbë kontrollin mbi drejtimin e saj dhe kishte goditë murin e një shtëpie. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kishte pësuar i dyshuari dhe pasagjeri, viktima mashkull kosovar dhe janë shkaktuar dëme materiale.

I dyshuari pas marrjes së ndihmës mjekësore është liruar, kurse pasagjeri mbetet për tretman mjekësor.

RCCOLA

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/