UBT

Shtëpitë shkollë – dorëshkrim i pa botuar më parë!

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në jetën e popujve të shquar, dhe me histori të begatë, kujtesë të madhe quajmë të tashmen 13 mijë vjeçare të gjuhës shqipe, dhe të qytetërimit tonë, nëpër tre breza shqiptarësh të lashtë; pellazgë, ilirë, dhe shqiptarë të sotëm. Në udhën aspak të lehtë të kombit tonë ka çaste dhe momente nga më epiket, për të gjetur udhën për të ardhmen e vet. Shtëpitë-Shkollë në Kosovë u lindën pas mbylljes së shkollave shqipe nga pushtuesit fashistoid serbë.

Në vitin 1992 Kosova po përgatitej të hynte në një fazë të re të rezistencës, nga demonstratat në luftë. Rreth 30 mijë arsimtarë, dhe 520 mijë nxënës e studentë,të Kosovës, të të gjitha niveleve të arsimit shqip, u ndaluan të hyjnë në shkollat e tyre, ( pronësi të popullit të Kosovës ), dhe mbi 520 mijë nxënës e studentë, s´u lejuan të ulen në bankat e tyre shkollore. Mirëpo, populli qe heroi vet. Ai që sa çelë e mbyllë sytë, hapi zemrën dhe shpirtin qytetar, dhe shtëpitë e veta i shndërroi në shkollë.

Ky guxim qytetar i Kosovës për të mos u ndërpre arsimi ynë, mësimnxënia, qe maja e një betimi për të ardhmen. Armiku s´ngopet kurrë me pushtim. Ai do të na quaj përherë të huaj në trojet tona. Ngjarjet e mëvonshme treguan se kur e vërteta është e pranishme brenda popullit, fuqia e popullit është e pamposhtur.

Flamuri Kuq e Zi i lirisë dhe i shkronjave shqipe, ishte tregues, se Kosova për liri nuk fal. Dora grusht e Kosovës, i tregoi pushtuesit serbë se e tashmja mijë vjeçare e gjuhës shqipe në Kosovë as s´vritet , dhe as s´thahet.

Mobi Casa

Populli i Kosovës fjalën dorëzim nuk e kupton dhe as s´do që ta kuptoj kurrë. Fjalët në libër janë fjalë të shenjta. Kosova Shqipëri është realitet historik, këtë realitet s´mund ta shlyej asnjë oqean me ngjyrë armiku. Kosovë-Shqipëria është e pashlyeshme, lexoj ( aso kohe ) në ditarin e një nxënësi. Të korrat e asaj lufte nuk ishin të pa shpresë.

Liria në Kosovë rrënjët i ka nën çdo gurë e pemë. Shtëpitë-Shkollë në Kosovë qenë një e mbjellë e mbarë, mbi të të cilën sot mbinë dhe po rriten dhjetëra Kolexhe dhe Universitete shqiptare. Por, në një çast të caktuar historik, shqiptarët duhet të jenë të përgatitur për t´i rimarrë toka e tyre të pushtuara nga fqinjët. Ai çast, mund të jetë sot, nesër, ose në një të ardhme e afërt! Lavdi atyre që shtëpitë e tyre i bën, Shtëpi-Shkollë!/rajonipress/

Rrustem Geci- Dortmund, 2016, dorëshkrim i pa botuar më parë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.