FIDANISHTJA

Shtëpitë e kurbetçarëve, në shënjestër të hajnave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dukuria e vjedhjeve të pasurisë private në Kërçovë ka shënuar shifra alarmante.

Brenda dy muajve në Kërçovë janë shënuar 94 vjedhje, ka njoftuar kohë më parë policia e Kërçovës. Të shpeshtën e rasteve pre e hajdutëve janë pronat private, e në veçanti shtëpitë e kurbetçarëve, nga ku po vidhen stoli të ndryshme, pajisje teknike, e diku edhe para të gatshme.

Gjatë janarit policia e Kërçovës ka regjistruar 37 vjedhje, nga të cilat 34 konsiderohen si të rënda. Vjedhje ka pasuar edhe gjatë muajit shkurt dhe ato kanë arritur shifrën e 57 delikteve, prej të cilave 40 konsiderohen të rënda dhe 17 të lehta. Gjatë dy muajve të shkuar policia e Kërçovës ka arritur të zbulojë autorët e 20 vjedhjeve.

Mobi Casa

Siç raporton gazeta „Koha“ e Shkupit, ky fenomen ka kohë që po shqetëson qytetarët kërçovarë, në veçanti mërgimtarët, të cilët jo rrallë janë ballafaquar me demolime të skajshme të banesave dhe shtëpive të tyre.

Shumica e qytetarëve po diskutojnë dhe po flasin se policia duhet të jetë më aktive në këtë pikëpamje dhe të veprojë në gjetjen e këtyre keqbërësve, të cilët në një formë po shtojnë pasigurinë dhe po varfërojnë buxhetin e familjeve, nga të cilat një pjesë bukur e madhe e pjesëtarëve të këtyre familjeve ndodhen me status të rënduar social si pasojë e krizës së përgjithshme ekonomike dhe papunësisë, e cila dita-ditës është duke shënuar rritje drastike./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.