ARKATANA

Shtëpia e enëve “Sola Switzerland” zbret edhe në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kompania e njohur për shitjen dhe prodhimin e enëve “Sola” nga Zvicra të hënën e ka hapur përfaqësinë edhe saj në Gjilan. Begzad Rushiti menaxher tha se kjo kompani synim dhe qëllim kryesor ka që të ndihmojë punësimin në Gjilan dhe të krijojë kushte për të prodhuar enë të cilësisë së lartë. Valentina Bunjaku i ka uruar vëllezërit Rushiti duke thënë se komuna do të jetë gjithmonë në përkrahje të bizneseve që ofrojnë zhvillim ekonomik për Gjilanin.

Vëllezërit Rushiti, Begzad, Nevzat e Berat Rushiti të hënën kanë përuruar fillimin e punës në shtëpinë e enëve “Dion Swiss” e cila është ombrellë e kompanisë së njohur “Sola Switzerland”.

Në hapje të përfaqësisë merrnin pjesë strukturat komunale, zyrtar të ministrisë si dhe përfaqësues të kompanisë zvicerane.

Mobi Casa

Duke folur për qëllimin dhe synimet e kësaj kompanie Begzad Rushiti tha se synojnë që të prodhojnë të gjitha enët e kësaj kompanie derisa tha se aktualisht i kanë 5 punëtor të punësuar. “Vëllezërit Rushiti gjithmonë preokupim kryesor e kanë pasur çështjen kombëtare. Tani janë krijuar kushtet që edhe ne të japim kontributin tonë për të zhvilluar qytetin e Gjilanit dhe për të krijuar vende të reja të punës. Nëse punët shkojnë sipas dinamikës së paraparë shpresoj që në start të kemi rreth 500 punëtor të punësuar” tha Rushiti.

Përfaqësuesja e kompanisë “Sola”, Lenka tha se është e lumtur që kjo kompani tani ka zbritur edhe në Gjilan. “Ne jemi të shtrirë në tërë botën dhe Kosovën e kemi pasur prioritet me theks të veçantë Gjilanin” tha ajo.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku Rexhepi tha se shembulli i vëllezërve Rushiti vërtetë është për tu përshëndetur. “Jo vetëm unë, por edhe kryetari Haziri do i ndihmojë kompanitë që në planë të parë e kanë zhvillimin e ekonomisë gjilanase. Komuna do e ndihmojë dhe do t`i krijojë lehtësira kësaj kompanie e cila po shihet se është serioze dhe e përkushtuar” tha Bunjaku. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.