Uji Dea

Shtëpia e Bruce Lee del në shitje

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ish-rezidenca në Hong Kong e Bruce Lee, legjenda e kung fusë, është nxjerrë në shitje. Filantropi dhe pronari i pallatit, Yu Pengniang, 90 vjeç, ka humbur durimin.

Qeveria nuk mbështet projektin e tij për ta kthyer shtëpinë në një muze dhe kështu, Pengniang ka caktuar edhe çmimin e banesës, plot 23 milionë dollarë.

Uji Dea

Lee, ekspert i arteve marciale dhe më pas aktor, që vdiq në vitin 1973 në moshën 32-vjeçare, është një ikonë e popullit kinez si shembull i krenarisë kombëtare dhe sidomos për patriotizmin që shfaqet në filmat e tij.

Mes filmave më të famshëm janë “Nga Kina me tërbim”, “Bruce Lee është gjallë”, “Klithma e Chen tmerron Perëndimin”, etj.