ARKATANA

Shtëpia e Bardhë njofton për ndarjen e vaksinave, e fut në listë edhe Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Përmes një deklarate të publikuar në uebfaqen zyrtare, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar më shpërndarjen e miliona dozave të vaksinës për Covid-19 në mbarë botën, duke e përmendur edhe Kosovën në listën e shteteve që do të përfitojnë nga ky plan.

“Sot, Administrata Biden-Harris njofton për listën shpërndarëse për 55 nga 80 milionë dozat nga rezervat e Amerikës që Presidenti Biden është zotuar se do t’i ndajë deri në fund të qershorit në shërbim të përfundimit të pandemisë në nivel global”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

“Përafërsisht 14 milionë – ose 25 për qind e këtyre 55 milionë vaksinave – do të ndahen ne prioritetet rajonale dhe marrësit e tjerë”, thuhet në paragrafin ku, në mesin e shumë shteteve, përmendet edhe Kosova, shkruan Gazeta Express.

“Ndarja e miliona vaksinave të ShBA-së me shtetet e tjera jep shenjë për një zotim të madh nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara”, thuhet më tej në deklaratë.

Fundamenti

“Për të gjitha këto doza, ata që janë më së shumti në rrezik, si punëtorët shëndetësorë, duhet të jenë prioritet, duke u mbështetur në planet kombëtare për vaksina”, theksohet në deklaratë.

Sipas njoftimit, sasia e saktë e dozave për shtetet veç e veç do të përcaktohet në bazë të parametrave logjistikë, rregullues dhe kritereve të tjera që vlejnë veçanërisht për secilin rajon dhe shtet.

Në mesin e shteteve ballkanike që do të përfitojnë nga këto doza, përpos Kosovës, është edhe Bosnja, por jo edhe ndonjë vend tjetër i rajonit. Në listë janë kryesisht shtetet e varfra nga Afrika, Azia dhe Evropa Lindore. Aty janë përfshirë edhe Jemeni e Gaza, vende që janë goditur edhe nga kriza e pasigurisë, përpos pandemisë e varfërisë.

Qeveria e ShBA-së njoftoi se rreth 16 milionë doza do të ndahen për shtetet aziatike dhe disa vende të Rajonit të Paqësorit, ndërsa rreth 14 milionë të tjera për shtetet e Amerikës Jugore dhe Amerikës së Mesme./Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.