UBT

Shtegu për demarkacionin, arbitrazhi ndërkombëtar

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Martin Berishaj, është i mendimit se demarkacioni me Malin e Zi duhet të shkojë në arbitrazh ndërkombëtar.Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, profesor Berishaj ka thënë se versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi nga koncepti i procesit të vijëzimit të kufirit është i papranueshëm për disa aspekte.

Sipas tij, në këtë proces janë kapërcyer nivelet e vijëzimit të kufirit dhe nuk është përfillur procedura për caktimin e tyre. “Në këtë shpërfillje nga ana e komisionit kosovar janë përdorur elemente që nuk përbëjnë ‘titullusin’ juridik, siç është çështja e hartave dhe e komunave kadastrale për përcaktimin e kufirit ndërkombëtar”, ka thënë Berishaj.

Për të dalë nga ky ngërç, ai sheh vetëm këtë rrugëdalje. “Avantazhi që unë e shoh në gjithë këtë çështje është ky: demarkacioni i kufirit me Mal të Zi të shkojë në arbitrazh ndërkombëtar dhe kështu të dilet nga ngërçi politik që e ka formuar vetë pozita politike në Kosovë”, ka thënë Berishaj. Ai ka treguar se marrëveshjet e tilla si kjo duhen rishqyrtuar me shumë sens.

Në këtë kontekst, Berishaj ka thënë se Mali i Zi ka dhënë shenja mjaft pozitive për ta rishqyrtuar marrëveshjen, por jo edhe klasa politike e Kosovës që është në pushtet. “Marrëveshjet e tilla duhen rishqyrtuar me shumë sens, për faktin se Mali i Zi ka dhënë shenja mjaft pozitive rreth këtij demarkacioni. Pra, ai është i gatshëm ta rishqyrtojë atë si refleks i një fqinjësie të mirë, por ajo ndjeshmëri duket se mungon nga ana e pozitës politike kosovare, mbasi që ajo është përgjegjëse për vijimin e procesit politik”, ka thënë ai.

Uji Dea

Profesor Berishaj ka thënë se mosratifikimi i demarkacionit hap shtegun për arbitrazh ndërkombëtar. “Siç ishte rasti i përkufizimit dhe shkuarjes në arbitrazh ndërkombëtar i Sllovenisë me Kroacinë. Identike me situatën siç e kemi sot në Kosovë ishte situata pas nënshkrimit të marrëveshjes Raçan – Drnovshek, por në rastin konkret deputetët e ndihmuan procesin politik me atë që plotësuan kushtet për ta dërguar çështjen e Gjirit të Piranit në arbitrazh ndërkombëtar duke ‘çliruar’ procesin.

Natyrisht, Qeveria sllovene u dashtë të dorëhiqet, por procesi dhe territori, si rrjedhojë edhe kufiri, u bë çështje e së drejtës ndërkombëtare. Mendoj se procesit politik në Kosovë duhet t’i jepet frymë dhe data 1 shtator nuk është dita ‘D’ për Kosovën”, ka theksuar Berishaj.

Berishaj ka bërë me dije se vetizolimi i Kosovës nuk varet nga kjo marrëveshje, por nga shumë faktorë të tjerë, si nga: mosrespektimi i shtetit të së drejtës, korrupsioni, mosfunksionalizimi i institucioneve dhe kapja e tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.