Shtatorja e Agim Ramadanit është në fazën e finalizimit dhe do të zbulohet më 28 Nëntor 2019

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Shtatorja e re e Heroit të Kombit do të vendoset në qendër të Gjilanit në sheshin që mban emrin e këtij Kryetrimi, i cili nën Emblemën e UÇK-së theu Kufirin Shqiptaro-Shqiptarë më 09 Prill të vitit 1999 në Koshare. Kështu sheshi i ri do të jetë Nder dhe Krenari jo vetëm për Qytetin dhe Qytetarët e saj, por edhe më gjerë. Shtatorja e re tani më është në fazën e finalizimit dhe do të zbulohet më 28 Nëntor 2019 në këtë ditë të shënuar tani më në Histori ka thënë Muhamet Hajrullahu.

Postimi i plotë i Muhamet Hajrullahut

Shtatorja e re e Heroit të Kombit Agim Ramadani -KATANA !
Si iniciator dhe mbështetës kryesor i kësaj iniciative njëherësh edhe Kryetar i Komisionit për ngritjen e Shtatores së Heroit të Kombit Agim Ramadani -KATANA i dal nga këshilli i fshatit Zhegër dhe Shoqata “Ditët e Agimit” ju bëj me dije se në koordinim të plotë edhe me Komunën e Gjilanit gjegjësisht Organet përkatëse kemi arritur ujdinë për zhvendosjen e Shtatores së tanishme dhe vendosjen e Shtatores së re dhe se për këtë kemi hasur në mirëkuptim të plotë të Familjes !

Shtatorja e re e Heroit të Kombit do të vendoset në qendër të Gjilanit në sheshin që mban emrin e këtij Kryetrimi, i cili nën Emblemën e UÇK-së theu Kufirin Shqiptaro-Shqiptarë më 09 Prill të vitit 1999 në Koshare .

Kështu sheshi i ri do të jetë Nder dhe Krenari jo vetëm për Qytetin dhe Qytetarët e saj, por edhe më gjerë.

UBT

Shtatorja e re tani më është në fazën e finalizimit dhe do të zbulohet më 28 Nëntor 2019 në këtë ditë të shënuar tani më në Histori.

Ndërkohë që Shtatorja aktuale e cila ka qen e vendosur deri me tani në po të njëjtin shesh është zhvendosur dhe do të dërgohet për restaurim dhe është planifikuar të inaugurohet me datë 03. Mai 2020 pikërisht në Ditëlindjen e Komandantit në pjesën e KULLËS-MUZE në vendlindjen e Heroit në Fshatin Zhegër edhe kjo kuptohet në harmoni të plotë me Komunën e Gjilanit!

Rikujtojmë se Kuvendi Komunal i Gjilanit pas kërkesave përkatëse në Seancën e fundit kishte votuar për Propozim-Vendimin për caktimin e lokacioneve për Shtatoret e Agim Ramadani’t, Mulla Idriz Gjilanit dhe Abdulla Tahiri’t dhe bazuar në vendimin e këtij Organi edhe do të bëhet vendosja e Shtatoreve të reja!

Përndryshe Shtatorja e re e Heroit të Kombit Agim Ramadani -KATANA është vepër e punuar nga Skulptori i njohur Agon Qosa me bashkëpunëtorët e tij !
Me respekt Muhamet Ajrullahu