United Hospital

Shtatori, ‘i nxehtë’ për Kosovën dhe Serbinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Takimi i tretë në kuadër të fazës finale të dialogut në Bruksel, ku do të diskutohet edhe për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, vizita e presidentit Aleksandër Vuçiq në Kosovë dhe publikimi i një plani nga autoritetet e Serbisë, si dhe protestat e paralajmëruara nga opozita për ndërprerjen e bisedimeve me shtetin fqinj, janë këto disa nga zhvillimet “e nxehta” politike që pritet të ndodhin gjatë muajit të ardhshëm, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Muaji shtator pritet të nisë me zhvillime tejet të rëndësishme për Republikën e Kosovës. Në fillim të këtij muaji do të mbahet takimi i tretë në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë – Serbi.

Nga Presidenca tashmë kanë bërë të ditur se në këtë tryezë do të diskutohet për çështjen e Luginës së Preshevës, respektivisht për kërkesën e shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën.

Eco Higjiena

Gjatë këtij muaji po ashtu pritet që në Kosovë të vijë presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili ka bërë të ditur se do të dalë me një plan të detajuar për zgjidhjen e “çështjes së Kosovës”.

Pos këtyre, së shpejti pritet të vendoset edhe për fatin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (AKS), ndërkohë që ka kundërshti të thella në mes të palës kosovare dhe asaj serbe për themelimin e AKS-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.