United Hospital

Shtatëdhjetë vjeçarët sërish në bangat e shkollës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ish nxënësit e shkollës së mesme ekonomike – gjenerata e viti shkollor 1968/69 të drejtimit të Kontabilitetit mbajtën takimin e 50-vjetorit (gjysmë shekulli) të maturës. “Orën improvizuese” e mbajti profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe, z.Muzafer Gjinolli, dhe më pas, në emër të Këshillit Organizativ, udhëheqësi i takimit, Nexhmedin Ymeri,

Pas një përshëndetjeje mirëseardhjeje në këtë takim, të pranishmit i ftoi që me një minutë heshtje të përkujtojnë dhjetë nxënësit, profesorët dhe kujdestarët e klasëve që nuk janë më në jetë, kurse në takim, pos nxënësve, morën pjesë dhe evokuan kujtime edhe drejtori (atëherë) i kësaj Shkolle z.Sabit Jakupi dhe profesor Rifat Ahmeti, me ç’rast, edhe në drekën e përbashkët, folën fjalë miradije për këtë gjeneratë “të artë”!

Hidromorava

Pas një dite të paharruar, të pranishmit disa nga të cilët kishin kaluar mijëra kilometra për t’ u ç’mall me shokët që nuk i kanë parë 50 vite. Mosha e ka bërë të veten, prandaj disa nuk u njohën, por, pasi u prezantuan përqafimet dhe lotët nuk munguan!

Poashtu ata shprehën dëshirën që të takohen për çdo vit, në këtë kohë, propozim ky, që u miratua njëzëri! Në fund të këtij takimi iu dhurua të gjithëve nga një ekzemplarë librash autorë të të cilëve ishin profesorë Fejzulla Fejzullahu ( tani i ndjerë) dhe Nebi Bunjaku ish nxënës, tani krijues i njohur letrar./islam osmani/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.