Hidromorava

Shtatë vjetët e reprezentuesit kosovar në kampin e Berlinit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Fanol Perdedaj ishte njëvjeçar kur dy prindërit e tij kishin marrë atë dhe gjashtë fëmijët e tjerë për të ndjekur rrugën për një jetë më të mirë. Destinacioni ishte Gjermania.

Migrimi në Gjermani ishte bërë i detyrueshëm për familjen Perdedaj, në një kohë kur asgjë nuk ishte e sigurt. Ishin fillimvitet ’90.

Por fillimi për Perdedajn dhe familjen e tij në Gjermani ishte i vështirë, shumë më i vështirë se që kishin pritur prindërit e tij. Kur e thotë këtë, Perdedaj jap edhe një shembull, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Shtatë vjet kemi jetuar në një kamp të qytetit të Berlinit”, nis rrëfimin futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës. “Si familje i kemi pasur kushtet e dobëta, nuk kemi pasur të ardhura të mira. Nuk kemi pasur as banesë. Baci (babai v.j.) është dashur të organizonte jetesën tonë. Ne shkonim në shkollë gjermane. Pritja nuk ka qenë edhe aq e mirë. Jemi shtatë fëmijë dhe dy prindërit nëntë, dhe të gjithë kemi banuar në një kamp të Berlinit. Kemi jetuar shtatë vjet në kamp”.

Mobi Casa

Tash kur sheh pamje të tilla të kampeve në TV, ai i kupton mirë emigrantët.

Dhe, pikërisht në kamp thotë se nisi të luajë futboll. Ishte pesë vjeç kur nisi të vraponte pas topit në oborrin e kampit.

http://koha.net/?id=6&l=78870

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.