FIDANISHTJA

Shtatë vjet plot shkelje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Për shtatë vjet pas miratimit të saj, shkeljet që i janë bërë Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga ana e politikanëve vetëm sa janë shtuar, kanë thënë njohës të Kushtetutës dhe përfaqësues të institucioneve që merren me të drejtat e njeriut, shkruan sot Koha Ditore.

Akti më i lartë juridik u ratifikua dy muaj pasi Kosova deklaroi Pavarësinë e vet, më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.

Dren Doli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se sfidimi kryesor i kushtetutës është bërë pikërisht nga akterët politikë.

“Shpeshherë kemi pasur vendime të Gjykatës Kushtetuese e cila ka konstatuar shkelje nga politikanët. Po ashtu janë konstatuar sjellje jokushtetuese të zyrtarëve publikë në Kosovë”, ka thënë Doli.

Sipas tij, kriza e fundit politike që zgjati gjashtë muaj dëshmon për mosbesimin që klasa politike e ka në Kushtetutën e vendit.

FIDANISHTJA

Edhe Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, ka thënë se janë të shpeshta shkeljet e Kushtetutës, sidomos ato që kanë të bëjnë me kapitullin e dytë, i cili flet për të drejtat e njeriut. Si fajtor për këtë ai e sheh edhe gjyqësorin.

Shkelësit më të mëdhenj Kushtetutës të evidentuar janë dy ish-presidentët e Kosovës. Por, edhe pse është gardiane e aktit më të lartë juridik, Gjykata Kushtetuese shpesh është kritikuar për vendim në favor të politikës ditore.

Megjithatë, në ceremoninë e shënimit të shtatëvjetorit të miratimit të Kushtetutës, kreu i Qeverisë është shprehur optimist se do ta shtrijnë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës, përcjell koha.net. Edhe presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se Kushtetuta duhet të vlejë për të gjithë njësoj.

Kushtetuta e Kosovës që ka hyrë hyri në fuqi në 15 qershor 2008, paraprakisht është miratuar nga Parlamenti i Kosovës në 9 prill.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.