ARKATANA

Shtatë vjet më parë fitoi “Dancing with the stars”, Tuna thotë se as sot e kësaj dite nuk e mori apartamentin e premtuar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

“Dancing with the stars” ka qenë dikur një prej formateve më të pëlqyera të publikut shqiptar.

Spektakli i cili sillte personazhet VIP në arenën e vallëzimit, kishte tërhequr dëshirën e shumë prej emrave të njohur për të marrë pjesë.

Një prej tyre ka qenë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, e cila mori pjesë në edicionin e pestë të këtij spektakli.

Ajo ishte shpallur fituese e këtij kompeticioni, i cili për shpërblim kishte një apartament në Tiranë.

Fundamenti

Mirëpo këngëtarja shkupjane ka treguar së fundmi përmes një postimi në InstaStory, se as sot e kësaj dite nuk e ka marrë apartamentin në fjalë.

Duke publikuar një fotografi të audiencës, ku publiku aso kohe kishte shprehur mbështetjen e saj për të, Tuna në mbishkrimin e fotografisë ironizoi duke shkruar me hipoteza se mos apartamenti në fjalë është ende në ndërtim e sipër.

“Sot shtatë vjet fitova Dancing with the stars Albania. Çmimi i premtuar në opinionin ishte një apartament në Tiranë…garant ende është duke u ndërtuar”, ka shkruar Tuna.

Këngëtarja e hitit “Bileta” përndryshe ka kohë që nuk ka sjellë për publiku ndonjë projekt të ri muzikor, duke qenë më shumë e përkushtuar në jetën private, përkatësisht rritjes së dy fëmijëve të saj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.