RCCOLA

Shtatë persona akuzohen për vepra të ndryshme penale

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”./rajonipress/

Mobi Casa