ARKATANA

Shtatë kongresmenë i dërgojnë letër Biden dhe Blinken për situatën me targa mes Kosovës dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shtatë kongresmenë të SHBA-së i kanë dërguar një letër Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për tensionin e fundit të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbi reciprocitetin e targave.

Ritchie Torres, Jim Himes, Elissa Slotkin, Joe Courtney, Mandaire Jones, Corolyn B. Maloney dhe James P. GcGovern i kërkojnë SHBA që të fokusohet tek zgjidhja e tensionit mes dy vendeve në Ballkan.

“Nisur nga disproporcioni i fuqisë ushtarake të Serbisë, u kërkojmë që të rithekson se SHBA do të jetë garante që aleati ynë Kosova, do të marrë trajtim të drejtë dhe njohjen si shtet i pavarur”, thuhet në letër.

Në letër theksoi se pas tensionit për reciprocitetin e targave, Serbia mobilizoi forcat e saj në kufi me Kosovën.

Mobi Casa

Kongresmenët shprehen se shumicën e pajisjeve ushtarake Serbia e ka nga aleati i saj, Rusia dhe theksohet gjithashtu prania e ambasadorit rus në mobilizimin e ushtrisë.

“Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Botsan-Kharchenko vizitoi kufirin (me Kosovën) më 26 shtator, bashkë me ministrin serb të Mbrojtjes, Nebojsa Stefanovic dhe shefin e ushtrisë serbe, Milan Majsilovic”, thuhet në letër.

Anëtarët e Kongresit i kërkojë presidentit amerikan dhe administratës së tij që të mbështesë përpjekjet për arritjen e një paqeje mes Serbisë dhe Kosovës duke shtuar se Beogradi ka minuar vazhdimisht legjitimitetin dhe sovranitetin e Kosovës.

Pesë kongresmenët që kanë firmosur letrën janë anëtar për mbrojtjen e çështjes së shqiptarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.