UBT

Shtatë handikapet e opozitës aktuale VV-PDK dhe nevoja e krijimit të qeverisë në hije

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Fadil Maloku – Opozita, duhet pra dosido të lirohet sa mė shpejt nga; vijat e kuqe, nga obskurantizmi i “mëkatarëve” dhe “jomëkatarëve” sociologjik, madje edhe nga inati, arroganca dhe vetëmjaftimi i vetës ndaj sfidave të kohës që e presin vendin…! Mbyllja hermetike është nëna e frustrimit, paragjykimit dhe injorancës.

1. Opozita aktualle VV&PDK, nëse do me “prekë fizikusin e damarit” të vërtetë të dhimbjes, kontestimit dhe shqetësimit të publikut kosovar, atëherë, ajo duhet që përveç temave të interesit kombëtar (Pandemia, Gjykata Speciale, Asociacioni, etj.) që janë dhe duhet të mbesin Projekte afatgjata Partiake, t’i artikuloj e të bëjë përpjekje që edhe t’i materializoj (me aktin a ardhjes eventuale në pushtet!) edhe shqetësimet e shumicës qytetare që i “prodhoj” papunësia, varfëria, shërbimet jo cilësore në shëndetësi, arsim, shërbime komunale…etj.

2. Poashtu, bashkëpunimit ndëropozitar (VV&PDK) që duhet të ketë kryesisht imperativ frymën e konkurrencës dhe rivalitetit me qeverinë, nuk është e thënun që t’i paraprij ndonjë lloj sinkroni qoftë ideologjik apo qoftë edhe sish politik. Ajo çfarë mundet dhe duhet t’i paraprij kësaj forme të bashkëpunimi opozitar, është që të krijojē një platformë të përbashkët dhe me detaje ekskluzive politike dhe sosh inkluzive ekonomike. Për faktin se kështu qeverisë aktuale konjukturale do t’i merrej argumenti i stigmatizimit, që ajo po e konsumon dhe ushtron edhe në baza ditore (duke akuzuar ate si neokomuniste, si neokoreane…etj!) mbi opozitën.

3. Opozita, duhet në fazat e emancipimit të tanishëm politik të kuptojë se: makiavelizmi i tyre duhet të kombinohet edhe me një lloj pragmatizmi social, që nuk nēnkupton gjithnjë vetëm devijim nga qëllimi i projektuar i marrjes sē pushtetit, por, edhe një lloj “frymarrje”, pra një “time aut” të përkohshëm, i cili e ndihmon shumē qëllimin dhe rivalitetin me qeverinê aktuale konjukturale.

UBT

4. Opozita, duhet të përditësoj skanimin e gjendjes: postpandemike ekonomike (përmes grupeve të ekspertëve kulminant), postpanemeke politike (detyrë e agjencive parlamentare dhe joparlamentare), postpandemikesociale (duke matë pulsin e shqetësimit qytetar)…

5. Opozita, duhet pra dosido të lirohet sa mė shpejt nga; vijat e kuqe, nga obskurantizmi i “mëkatarëve” dhe “jomëkatarëve” sociologjik, madje edhe nga inati, arroganca dhe vetëmjaftimi i vetës ndaj sfidave të kohës që e presin vendin…! Mbyllja hermetike është nëna e frustrimit, paragjykimit dhe injorancës.

6. Opozita, duhet poashtu të filloj të ndërtojë korrelacione jo vetëm me subjektet tjera politike, por, edhe shoqërinë civile, shtresën e intelektualëve të ngritur dhe të shkolluar pa tutelën e hipotekave të së kaluarës, e sidomos me mediet sociale. Ku qeveria konjukturale ka shënu epërsi evidente dhe mban nën rrogoz temat të cilat ajo nuk i dëshiron, por, edhe nuk ka interes publik t’i problematizoj.

7. Opozita, me retorikën nacionaliste mund të bëhet një karrem kogja joshës për t’u mobilizuar ndajë padrejtësive: historike, ekonomike, sociale,…etj. Por, në rrethanat aktuale, kjo “kartë” po dëshmohet si e pamjaftueshme! Bile , mund të ndodhë shumë lehtë edhe të bëhet pengesë serioze në ndërtimin e projeksioneve mbi shtetësinë (e papërfunduar), demokracinë (e painstaluar), pavarësinë (e pa fituar), sovranitetin(e pa qenë)…! Opozita aktuale, duhet poashtu në kuader iniciativave kreative të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit opozitar, të nisë dhe tē aktualizoj edhe formimin e modelit të qeverisë në hije…Pse jo! Është begati dhe fisnikërim i pluralizmit dhe demokracisë autentike kosovare./rajonipress/