RCCOLA

Shtatë çaje, për shtatë diagnoza

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Preferenca që të pini 2 – 4 filxhanë çaj në ditë, vlen nëse doni që ta arrini efektin maksimal të dobishëm.

1. Te lukthi i irrituar, të përcjellë me gazra të mëdhenj në zorrë, pini çaj nga kopri (ai e mbulon lukthin, pengon ngacmimin e zorrëve dhe zvogëlon dhembjet).

2. Te dhembjet e fytit të shkaktuara nga gripi apo ftohja, preferohet çaji me xhenxhefil. Meqë ky çaj është plot me përbërës të dobishëm, mund t’i zbutë simptomat edhe të sëmundjes së detit, apo problemet me tretje.

3. Për zbutjen e ngërçeve të dhembshme të mitrës gjatë ciklit menstrual, pini çaj nga kamomili. Ky çaj ndihmon edhe kundër pagjumësisë, edhe pse valeriana ka veprim më të fortë.

4. Kur jeni emocionalisht të tendosur, mund t’ju ndihmojë çaji i bimës gotu-kola. Kjo bimë e zvogëlon tendosjen dhe përtërin energjinë. Në kombinim me limonin, zvogëlon stresin dhe shqetësimin.

Mobi Casa

5. Nëse jeni përgatitur që ta bëni një përtëritje të madhe të organizmit, duke e pastruar atë nga helmet e grumbulluara, atëherë pini çaj nga rrënja e luleradhiqes. Ai e pastron mëlçinë dhe siguron energjinë e harxhuar për largimin e helmeve. Preferohet edhe çaji nga kokrrat e dëllinjës me kokrra të biberit të zi.

6. Kur ftohja përcillet me teshtimë të vazhdueshme, atëherë pema e limonit (Cymbopogon citrus) është e mrekullueshme për të bërë kompresa rreth qafës. Përpos kësaj, pini edhe çaj nga ekstrakti i ehinacesë, e cila ndihmon sistemin imunitar të organizmit.

7. Eukalipti ka veprim antispazmolitik dhe antiseptik te inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes. Për ta lehtësuar frymëmarrjen konsumoni çaj që përmban rrënjë të verdhë kanadeze.

(Kosova Sot)