Eko Higjiena

Shtatë aktakuza të ngritura për mashtrim, ndërtim pa leje, kanosje dhe dhunë në familje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

UBT

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”./rajonipress/