Fundamenti

Shtatë aktakuza të ngritura, katër prej tyre për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe një person i ndaluar për shantazh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, dhe janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Uji Dea


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Shantazhi”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”./rajonipress/