KKVITI

Shtatë aktakuza të ngritura dhe dy persona të ndaluar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për dy (2) persona, për veprat penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

ARKATANA

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”./rajonipress/