Shtatë aksidente gjatë 24 orëve të fundit në regjionin e Gjilanit

Gjilan – Gjatë njëzet e katër orëve të fundit të gjitha rrugët rajonale kanë qen të kalueshme, por për shkak të reshurave dhe ngricave lëvizja ka qen e kufizuar. Janë raportuar gjatë njëzet e katër orëve shtat aksidente të vogla fatmirësisht të gjitha me dëme materiale në gjithë zonën e përgjegjësisë të rajonit të Gjilanit ka thënë Ismet Hashani.
Hashani ka apeluar tek të gjithë vozitësit të jenë të kujdesshëm dhe ta përshtatin shpejtësinë sipas kushteve dhe gjendjes së rrugëve, dhe të jen të pajisur me përgatitje teknike për kushte dimërore./rajonipress/